Brenda vijës së parë të frontit në Bakhmut

Bota

Brenda vijës së parë të frontit në Bakhmut

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 19:28
Ukrainë

Ekipi i Daily Mail sjell pamje ekskluzive nga vija e parë e frontit në Bakhmut, qytet ky në lindje të vendit ku po zhvillohen betejat më të përgjakshme të kësaj lufte.

Richard Pendlebury dhe Jamie Wiseman nga Daily Mail shkuan në Bakhmut në mars dhe deri në qershor, ndoqën nga afër luftimet e ashpra që zhvilloheshin.

Atje i priti rreshteri ukrainas Oleg Leheza, që është pjesëtar i forcave speciale dhe që sapo ishte rikthyer në front, pasi kishte qëndruar në spital për trajtim.

Ky ishte hera e dyte që Oleg po plagosej gjatë luftimeve, kurse në herën e fundit për pak sa nuk kishte humbur njërin nga vesh nga copëzat e predhave të artilerisë ruse.

Ai nuk hezitoi t’i dërgojë në vijën e parë të frontit dhe derisa po qëndronin në istikame dhe po bisedonin me ukrainasit, kamera kapi momentin kur një plumb i rusëve kalon pak centimetra larg Olegut dhe godet murin mbrojtës.

Është interesant se kjo nuk i bëri fare përshtypje 48-vjeçarit Leheza, baba i tre fëmijëve, që duket se ishte mësuar nga këto të shtëna të vazhdueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat