​Strander: Rusia do ta hedhë Serbinë nën autobus nëse situata në rajon përshkallëzohet

Bota

​Strander: Rusia do ta hedhë Serbinë nën autobus nëse situata në rajon përshkallëzohet

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 15:07
Analistja amerikane, Ivana Stradner

Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka thënë se Rusia do ta hedhë Serbinë nën autobus nëse gjërat në rajon përshkallëzojnë.

Për këtë arsye, ajo ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të duhej të ndjekë me vëmendje konfliktin Azerbajxhan-Armeni dhe Nagorno-Karabakut.

“Nëse jeni duke ndjekur Ballkanin, kushtojini vëmendje konfliktit Azerbajxhan-Armeni dhe Nagorno-Karabakut.

Shpresoj gjithashtu që Vuçiq ta ndjekë këtë sepse ai duhet ta dijë se Rusia do ta hedhë Serbinë nën autobus kur (jo nëse) gjërat përshkallëzojnë në rajon”, ka shkruar ajo në rrjetin social “X”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat