Putin pranon zyrtarisht ftesën për të vizituar Kinën

Bota

Putin pranon zyrtarisht ftesën për të vizituar Kinën

Nga: A.SH Më: 20 shtator 2023 Në ora: 16:08
Foto nga takimi

Vladimir Putin ka pranuar zyrtarisht një ftesë për të vizituar Kinën në tetor, ka raportuar një gazetë ruse, në atë që do të ishte udhëtimi i tij i parë i njohur jashtë vendit që kur Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër kundër tij, përcjell Bota sot.

Putin kërkohet për dëbimin e fëmijëve nga Ukraina – një akuzë që Kremlini e mohon.

Ai priti sot ministrin e Jashtëm të Kinës, Wang Yi, për bisedime në Shën Petersburg.

Dje Nikolai Patrushev, një aleat i ngushtë i Putinit dhe sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se presidenti rus do të takohet me presidentin e Kinës, Xi Jinping, për bisedime në Pekin në tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat