Blinken në Këshillin e Sigurimit: Rusia po e përdor urinë si armë, po kryen krime kundër njerëzimit në Ukrainë

Bota

Blinken në Këshillin e Sigurimit: Rusia po e përdor urinë si armë, po kryen krime kundër njerëzimit në Ukrainë

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 19:15
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken gjatë seancës në Këshillin e Sigurimit të drejtuar nga kryeministri Edi Rama theksoi se Rusia po kryen krime kundër njerëzimit në Ukrainë.

Blinken: I uroj mirëseardhjen zotit Zelensky, dy javë më parë Rusia ka shkatërruar parimet e Kombeve të Bashkuara, të drejtën njerëzore, vetë pushtimi i Rusisë shkel shtyllën e kartës.

Rusia po kryen krime kundër njerëzimit në Ukrainë, Rusia vijon të angazhohet në vringëllimin e rrezikut bërthamor. Rusia po e përdor urinë si armë, sa më e uritur të jetë bota aq më shumë përfiton Moska.

Rusia po përdor drone iranianë për të sulmuar Ukrainën, duke shkelur rezolutën kundër Iranit, Rusia bëri një takim me Korenë e Veriut Kim u shpreh se kishte mbështetje të plotë për luftën e agresionit, do të shkelte një sërë rezolutash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat