Të paktën gjashtë të vdekur nga zjarri në fabrikën e Tajvanit

Bota

Të paktën gjashtë të vdekur nga zjarri në fabrikën e Tajvanit

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 16:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 98 të tjerë janë lënduar nga shpërthimi në fabrikën e topave të golfit në Tajvan. Autoritetet tajvaneze kanë thënë se katër persona rezultojnë ende të zhdukur.

Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar të shtunën teksa zjarri në fabrikë është ende aktiv.

Tre zjarrfikës janë në mesin e të vdekurve. Trupat e tyre janë gjetur në katin e parë të fabrikës.

Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat