Ukraina thotë se sulmi me raketa në selinë e flotës ruse në Krime kishte në cak zyrtarët e marinës

Bota

Ukraina thotë se sulmi me raketa në selinë e flotës ruse në Krime kishte në cak zyrtarët e marinës

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 17:48
Ukrainë

Ukraina thotë se sulmi me raketa i së premtes në selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Krime ishte koordinuar për të përkuar me një takim të zyrtarëve të marinës.

Në një deklaratë të shkurtër, ushtria ukrainase pretendoi se nga sulmi kishte viktima dhe të plagosur, por nuk dha më shumë detaje.

Të premten, autoritetet ruse thanë se një ushtarak ishte zhdukur pas sulmit raketor në seli.

Flota, me bazë në qytetin port të Sevastopolit, konsiderohet si më e mira e marinës ruse.

Burimet ukrainase thonë se sulmi i së premtes u krye me raketa Storm Shadow, me të cilat vendi furnizohet nga Britania dhe Franca.

Sipas deklaratës të së premtes, ushtria ukrainase pohoi se kishte lënë “disa të vdekur dhe disa të plagosur, duke përfshirë menaxhimin e lartë të flotës”.

Shefi i inteligjencës së Kievit, Kyrylo Budanov, pretendoi se dy komandantë rusë u plagosën rëndë në sulmin me raketa.

BBC nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë të pavarur shume nga pretendimet e bëra nga secila palë në fushën e betejës.

Zona e Sevastopolit u vu nën sulm të ri të shtunën. Guvernatori i qytetit, i zgjedhur nga Rusia, Mikhail Razvozhaev, tha se mbetjet nga një raketë e rrëzuar nga mbrojtja ajrore kishin rënë pranë një ure.

Ai u tha gjithashtu banorëve se po urdhëronte një inspektim të strehimoreve nga bombat, pas disa ankesave që ishin vështira për t’u qasur ose ishin në gjendje të keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat