Po mundohej të gjuante dronin sulmues të ukrainasve, ushtari rus e pëson keq kur predha i bie në kokë duke e lënë pa ndjenja

Bota

Po mundohej të gjuante dronin sulmues të ukrainasve, ushtari rus e pëson keq kur predha i bie në kokë duke e lënë pa ndjenja

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 19:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksion i ashpër u zhvillua në fushë betejë nga Brigada e 30-të e Mekanizuar ukrainase, sipas pamjeve të publikuara nga Operativno_ZSU.

Ukrainasit sulmuan me dron një grup prej pesë ushtarësh rusë të cilët po fshiheshin prapa një tanku.

Derisa katër ushtarë rusë nuk lëviznin dhe ishin pa ndjenja, njëri prej shokëve të tyre po mundohej të gjuante dronin sulmues të ukrainasve, por pa sukses. Pas disa çasteve e goditi fuqishëm një predhë, e cila i ra në kokë, duke e lënë atë të pavetëdijshëm.

Sulmet me predha ndaj këtij grupi vazhdonin pa u ndalur.

Dy prej tyre ndonëse të plagosur po tentonin me doemos të shpëtonin. Njëri shihet derisa trajton plagën në këmbë e tjetri po kacavirrej tutje, por këtë të fundit, droni e ndiqte pas.

Nuk dihet për fatin e pesë ushtarëve të forcave ruse, gjithashtu nuk dihet se ku u krye sulmi i kësaj brigade ukrainase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat