E akuzuan për komplot, Rusia sulmon Moldavinë: Ata do ta kuptojnë çmimin e këtij gabimi!

Bota

E akuzuan për komplot, Rusia sulmon Moldavinë: Ata do ta kuptojnë çmimin e këtij gabimi!

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 15:27
Dimitry Peskov

Moldavia është shfaqur dukshëm në mesin e vendeve të ish-bllokut sovjetik, si një ndër shtetet që kanë pasur tensione në rritje me Rusinë vitet e fundit.

Ishte presidentja moldave Maia Sandu që akuzoi fillimisht Moskën për orkestrimin e një komploti për të përmbysur qeverinë e saj, duke shtuar se bashkëpunimi me Rusinë do të binte ndesh me parimet e integrimit evropian. Në kundërpërgjigje, Kremlini e konsideroi rastin një keqkuptim të thellë, ndërsa me tone kërcënuese theksoi se ata do ta kuptojnë çmimin e këtij gabimi.

“Fatkeqësisht, autoritetet aktuale në Kishinev dhe zonja Sandu i shohin vlerat evropiane si mohim të detyrueshëm të gjithçkaje ruse. Ky është një keqkuptim i thellë. Rusia vetë është një vlerë evropiane. Ajo është pjesë përbërëse e vlerave të përbashkëta evropiane, çfarëdo që mund të thonë disa.

Zonja Sandu dhe lidershipi moldav e kanë thelbësisht gabim. Siç e shohim ne, ata bëjnë një gabim para popullit të tyre kur argumentojnë se për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet evropiane, me vendet e Evropës Perëndimore, janë të detyruar të shkatërrojnë plotësisht të gjitha marrëdhëniet me ne.

Ky është një gabim dhe, për fat të keq, ata do të duhet të kuptojnë përfundimisht çmimin e këtij gabimi. Gjëja kryesore është se këtë çmim do ta paguajnë njerëzit e atij vendi”– tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat