Analisti ushtarak gjerman: Sulmet në Krime janë katastrofike për Rusinë

Bota

Analisti ushtarak gjerman: Sulmet në Krime janë katastrofike për Rusinë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 17:21
Sulmet në Ukrainë

Sulmet në Krime janë katastrofike për Rusinë, sipas ekspertit ushtarak Marcus Keupp.

Sipas tij, Rusia është e qartë se nuk është në gjendje të kundërshtojë sulmet e ukrainasve, dhe së shpejti mund të ketë një pikë kthese në luftë, shkruan DW.

Marcus Keupp ka dhënë mësim në Akademinë Ushtarake ETH në Cyrih që nga viti 2013. Si ekonomist ushtarak, ndër të tjera merret me tregti dhe logjistikë në luftë.

Sulmet e Ukrainës ndaj objektivave ushtarake në Sevastopol janë një goditje e rëndë për Rusinë, transmeton Telegrafi.

“Ato tregojnë se mbrojtja ajrore ruse nuk është qartësisht në gjendje të gjurmojë raketat perëndimore. Krimea aktualisht është shtëpia e radarëve dhe sistemeve më moderne të mbrojtjes kundërajrore që ka Rusia, siç është sistemi S-400 Triumf”, thotë eksperti ushtarak gjerman Marcus Keupp.

Në këto sulme, siç thekson ai, Ukraina synon jo vetëm objektiva ushtarakë, por edhe simbolikë, siç është selia e flotës ruse të Detit të Zi, objekti ushtarak “më i shenjtë” në të gjithë Krimenë.

“Skenat që mund të shiheshin në regjistrime tregojnë qartë se kushdo që ishte atje, ndoshta nuk është më mes të gjallëve. Është një fatkeqësi e plotë për Rusinë”, thekson eksperti ushtarak gjerman.

Sulmet e fundit, thekson ai më tej, japin një ide për drejtimin në të cilin po zhvillohet lufta.

“Qëllimi i tyre është t’u bëjnë të qartë rusëve se pozicionet e tyre ushtarake janë të paqëndrueshme. Të gjitha sulmet ajrore kundër Ukrainës janë të koordinuara nga fushat ajrore në Krime. Shumë nga sulmet terroriste ndaj popullatës civile, siç është bombardimi i fundit i Khersonit, kryhen në mënyrë logjistike përmes Krimesë. Nëse ky zhvillim i ngjarjeve në Krime vazhdon, do të ketë një pikë kthese në luftë, më së voni deri në pranverë”, beson Keupp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat