Ukraina ka besim se ShBA-ja do ta furnizojë me raketa balistike të lëvizshme

Bota

Ukraina ka besim se ShBA-ja do ta furnizojë me raketa balistike të lëvizshme

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka shprehur besimin se ShBA-ja do të furnizojë një raketë të fuqishme me rreze të gjatë të quajtur “ATACMS”.

Ai është shprehur se kjo është vetëm çështje kohe, shkruan Sky News.

“Jam i bindur se furnizimi i Ukrainës me raketa “ATACMS” është çështje kohe.

Ashtu siç kemi zgjidhur me sukses problemet me llojet e tjera të armëve më parë”, është shprehur ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat