Suedia përballet me rritjen e bandave kriminale, policia kërkon ndërhyrjen e ushtrisë për të “frenuar” vrasjet

Bota

Suedia përballet me rritjen e bandave kriminale, policia kërkon ndërhyrjen e ushtrisë për të “frenuar” vrasjet

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Ushtria suedeze ka nisur ndërhyrjen për të mbështetur policinë në trajtimin e një rritjeje të fundit të vrasjeve nga bandat kriminale, ka njoftuar kryeministri Ulf Kristersson.

Ai tha se nga java e ardhshme ushtria do të fillojë të ofrojë ndihmë me analiza dhe logjistikë, si dhe punën mjeko-ligjore.

Kristersson shtoi se ligjet e Suedisë gjithashtu kishin nevojë për përditësim për të mundësuar më shumë përfshirje ushtarake kundër krimit.

Deri më tani këtë muaj, 12 persona janë vrarë nga dhuna e bandave në vend. Ky është numri më i lartë që nga dhjetori 2019, sipas gazetës Dagens Nyheter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat