Erërat e fuqishme që frynin me 150 kilometra në orë në Zelandën e Re, rrokullisin kamionin në lëvizje

Bota

Erërat e fuqishme që frynin me 150 kilometra në orë në Zelandën e Re, rrokullisin kamionin në lëvizje

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 07:44
Foto ilustrim

Ky është momenti kur erërat e forta që frynin me shpejtësi prej 150 kilometra në orë, arrijnë ta rrokullisin kamionin që ishte në lëvizje Brenda të cilës gjendej një familje.

Ishte një kamerë e vendosur brenda një veture tjetër në Mount Cook të Zelandës së Re, që kapi momentin kur erërat e forta rrokullisën kamionin në lëvizje.

Bëhet fjalë për kamionin 7.5 metra të gjatë të cilin e rrokullis në mes të rrugës, në kohën kur ky rajon është goditur nga një stuhi e fuqishme.

Shoferët e tjerë të veturave u ndalën menjëherë për të ndihmuar personat që gjendeshin brenda kamionit, ndërsa nuk raportohet se ndonjëri të ketë pësuar lëndime serioze.

E sipas autorit të videos, pamjet i ngjasonin me ato të filmat fanta-shkencë ku mjetet e rënda i merr me “vete” era e fuqishme. Për ta parë videon klikoni në linkun e publikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat