Armenia vendos t’i bashkohet Gjykatës Penale Ndërkombëtare, tensionohen marrëdhëniet me Rusinë

Bota

Armenia vendos t’i bashkohet Gjykatës Penale Ndërkombëtare, tensionohen marrëdhëniet me Rusinë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 15:29
Armenia

Parlamenti armen ratifikoi të martën dokumentet e themelimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, një institucion që në fillim të këtij viti, paditi Presidentin rus Vladimir Putin për krime lufte, lidhur me dëbimin e fëmijëve nga Ukraina.

Vendimi ka të ngjarë të tensionojë edhe më tej marrëdhëniet e përkeqësuara të Armenisë me aleatin e saj Rusinë. Muajin e kaluar Moska i quajti përpjekjet e Jerevanit për të njohur Gjykatën Penale Ndërkombëtare, një "hap jomiqësor".

Vendet që kanë nënshkruar dhe ratifikuar atë që njihet si Statuti i Romës mbi bazën e të cilit u krijua kjo gjykatë, janë të detyruara të arrestojnë Presidentin rus Vladimir Putin, nëse ai shkel në territorin e tyre.

Zyrtarët armenë thonë se përpjekja për t'iu bashkuar gjykatës, nuk ka të bëjë me Rusinë, po është nxitur nga agresioni i Azerbajxhanit kundër vendit të tyre./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat