Gjermania do të dërgojë mbrojtje shtesë ajrore në Ukrainë

Bota

Gjermania do të dërgojë mbrojtje shtesë ajrore në Ukrainë

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Gjermania po planifikon të dërgojë mbrojtje ajrore shtesë në Ukrainë, për ta ndihmuar atë të mbrojë dërgesat e grurit nga bombardimet ruse, sipas një raporti.

Berlini po kërkon të transferojë një sistem shtesë IRIS-T dhe më shumë se një duzinë armë anti-ajrore “Gepard” në Kiev, për të zmbrapsur sulmet ndaj dërgesave të destinuara për në Rumani, thanë burime pranë çështjes për “Bloomberg”.

Faqja e lajmeve tha se armët do të arrijnë në Ukrainë deri në fund të vitit 2023, ndërsa njësitë IRIS-T do të arrijnë pasi të ndërtohen, raporton Sky News.

Gjermania tashmë ka forcuar mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit rus me dy sisteme IRIS-T të dërguara në gusht.

Volodymyr Zelensky tha se lansuesit ishin “të fuqishëm dhe shumë të nevojshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat