Polonia nis evakuimin e qytetarëve të saj nga Izraeli

Bota

Polonia nis evakuimin e qytetarëve të saj nga Izraeli

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Polonia ka nisur evakuimin e qytetarëve të saj nga Izraeli, me avionin e parë me rreth 120 persona që ateroi në Varshavë herët të hënën.

Njerëzit e parë të evakuuar nga Izraeli janë tashmë në Poloni. Unë do të doja të falënderoja ushtarët tanë për kryerjen e operacionit në mënyrë efikase. Ju jeni më të mirët”, shkroi në Twitter ministri polak i mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, raporton BBC.

Dy avionë të tjerë pritet të arrijnë në Poloni gjatë ditës.

Të dielën, Blaszczak tha se ishin rreth 200 turistë polakë, përfshirë fëmijë në një udhëtim shkollor, që prisnin të largoheshin nga Izraeli.

Të paktën 200 ushtarë polakë po ndihmojnë në operacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat