Katari në bisedime me Hamasin për pengjet, thonë burimet

Bota

Katari në bisedime me Hamasin për pengjet, thonë burimet

Nga: M.L. Më: 9 tetor 2023 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Katari ka qenë në bisedime me Hamasin në lidhje me pengjet që grupi militant po mban brenda Gazës dhe SHBA ka qenë duke u koordinuar me Katarin pasi ata luajnë një rol kyç ndërmjetësues me Hamasin, tha një zyrtar i lartë amerikan dhe një person tjetër i njohur me diskutimet, raporton CNN transhmeton "Bota sot".

Kryeministri i Katarit u takua me udhëheqësit e Hamasit të dielën, tha një nga burimet.

"Gjërat po ecin shumë shpejt," tha burimi.

Zyrtarët amerikanë në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, Barbara Leaf, kanë mbetur në kontakt me Katarin gjatë gjithë fundjavës teksa komunikojnë me Hamasin.

Një zyrtar amerikan tha se SHBA-ja beson se Katari, i cili ka lidhje të forta me Hamasin, u kap në befasi nga sulmi i grupit ndaj Izraelit të shtunën.

CNN ka kontaktuar me qeveritë e Katarit dhe Izraelit për koment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat