Visco: FMN dhe Banka Botërore nuk mund të arrijnë qëllimet pa ndërmarre veprime për krizën klimën

Bota

Visco: FMN dhe Banka Botërore nuk mund të arrijnë qëllimet pa ndërmarre veprime për krizën klimën

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 19:46
Guvernatori i Bankës së Italisë, Ignazio Visco

Guvernatori i Bankës së Italisë, Ignazio Visco tha të enjten se Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore nuk do të jenë në gjendje të arrijnë 'Qëllimet Binjake' për çrrënjosjen e varfërisë ekstreme dhe nxitjen e prosperitetit të përbashkët pa veprime për të trajtuar krizën klimatike dhe për të ndalur konfliktet.

Duke iu drejtuar Komitetit të Zhvillimit në takimin e FMN-së dhe Bankës Botërore në Marrakesh, Visco paralajmëroi se "rritja globale do të ngadalësohet ndjeshëm në vitin 2023 dhe 2024 dhe rreziqet janë qartazi të anuara nga poshtë, duke reflektuar jo vetëm humbjen e momentit në disa fusha, por edhe mundësinë se goditjet klimatike dhe tensionet gjeopolitike mund të shkaktojnë rritje shtesë të çmimeve të ushqimit dhe energjisë”.

Ai tha se veprimet e sistemit shumëpalësh dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare ishin kyçe për ofrimin e mbështetjes së shpejtë për më të cenuarit, ndërtimin e ekonomive gjithëpërfshirëse, dhe gjenerimin e rritjes së qëndrueshme.

"Lufta kundër varfërisë ekstreme dhe pabarazisë nuk mund të arrihet pa adresuar kërcënimet e ndërlidhura të ndryshimeve klimatike, pandemive, brishtësisë, dhe konfliktit, si dhe presioneve që lidhen me zhvillimet demografike," tha Visco, përfaqësues i zonës së Shqipërisë, Greqisë, Italisë, Maltës, Portugalisë, San Marinos dhe Timor-Lestes.

Guvernatori, mandati i të cilit në krye të bankës qendrore përfundon këtë muaj, arriti në përfundimin se "bashkëpunimi i forcuar ndërkombëtar është thelbësor për të ndihmuar ata që kanë nevojë dhe për të rritur gatishmërinë për krizat e ardhshme në mënyrë që të parandalohen ndikimet e tyre më dramatike". /ANSA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat