Në 24 orët e fundit, rusët shkrepën 574 predha në Kherson

Bota

Në 24 orët e fundit, rusët shkrepën 574 predha në Kherson

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm, forcat pushtuese ruse granatuan sërish qytetin Berislav në rajonin Kherson, gjatë të cilit u godit një shtëpi familjare, banori i së cilës nuk mbijetoi.

Berislav është sulmuar edhe më parë, gjatë së cilës civilët ishin në shënjestër të dronëve. Përveç atij qyteti, u goditën edhe shumë vende të tjera, gjithsej 117 granatime në zonën e Khersonit, gjatë të cilave u hodhën 574 predha.

Ushtria ruse shënjestroi zonat e banuara të qendrave të popullsisë të rajonit Kherson, ndërtesën e një institucioni arsimor, bizneset dhe një bibliotekë. Nga sulmet ka edhe viktima civile, raporton ukinform.

Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës vazhdojnë të mbrohen në lindje dhe jug të Ukrainës, si dhe të avancojnë në drejtim të Melitopol dhe Bakhmut dhe të forcohen në kufijtë e arritur. Gjatë ditës së kaluar, pati rreth 100 përleshje luftarake. Pushtuesit rusë po sulmojnë afër Avdiivkas në rajonin e Donetskut.

Luftimet e ashpra për atë qytet po zhvillohen prej katër ditësh, por mbrojtësit ukrainas arritën të ruajnë pozicionet e tyre dhe po kryejnë me sukses aksionet stabilizuese.

Raportohet se janë shkatërruar spitali dhe godinat administrative dhe nën rrënoja ka civilë që nuk mund të shpëtohen sepse granatimet nuk ndalen.

Në qendër të qytetit Pokrovsk në rajonin e Donetskut, një sulm me raketa është kryer në shtëpinë e fëmijëve, gjatë të cilit janë plagosur 20 civilë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat