Zëvendësministri i Jashtëm rus pritet të takohet me zyrtarët e Hamasit

Bota

Zëvendësministri i Jashtëm rus pritet të takohet me zyrtarët e Hamasit

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë dhe i dërguari special i Kremlinit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën, Mikhail Bogdanov, pritet të takohet me zyrtarë të grupit palestinez Hamas javën e ardhshme në Katar.

Bogdanov tha se “nuk e përjashton” një takim me udhëheqësin e Hamasit.

“Ne jemi gjithmonë në favor të kontakteve, veçanërisht në situatën aktuale, takimi do të ishte i dobishëm për zgjidhjen e çështjeve praktike, si për shembull lirimin e pengjeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat