OKB bën thirrje për armëpushim humanitar në Rripin e Gazës

Bota

OKB bën thirrje për armëpushim humanitar në Rripin e Gazës

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 23:36
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha sot se është tmerruar nga sulmi në spitalin al-Ahli të Gazës, në të cilin u vranë qindra njerëz.

“E dënojë me forcë këtë sulm. Bëj thirrje për një armëpushim humanitar të menjëhershëm për të krijuar mundësi dhe hapësirë të mjaftueshme për të ndihmuar njerëzit që janë duke vuajtur shumë. Jeta e shumë njerëzve është në rrezik, gjithë rajoni është në rrezik. Shpresojë që fryma e këtij takimi di të ndihmojë ata që kanë nevojë për paqe.”

Zotri Guterres, i cili po merr pjesë në takimin e nismës “Një Brez, Një Rrugë” në Pekin, bëri thirrje për një “armëpushim humanitar të menjëhershëm” në luftën mes Izraelit dhe militantëve të grupit Hamas në Rripin e Gazës.

Çifti britanik mban në shtëpi rreth 2,000 insekte e merimanga për tregti

Ai i bëri thirrje Hamasit që të “lirojë pa kushte pengjet”, duke iu referuar të paktën 199 njerëzve të rrëmbyer nga militantët palestinezë gjatë sulmit më vdekjeprurës në historinë e Izraelit.

Zotri Guterres i bëri gjithashtu thirrje Izraelit që “menjëherë të lejojë qasje të pakufizuar të ndihmave humanitare për banorët e Gazës që kanë nevojë për gjërat elementare, shumica e tyre gra dhe fëmijë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat