SHBA-të ofrojnë pesë milionë dollarë për informacione që mund të çojnë në kapjen e një somalezi

Bota

SHBA-të ofrojnë pesë milionë dollarë për informacione që mund të çojnë në kapjen e një somalezi

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara ofruan një shpërblim prej 5 milionë dollarësh të martën, për informacion mbi vendndodhjen e liderit të grupit të armatosur somalez Al Shabaab.

“Abukar Ali Adan, i cili u shpall zyrtarisht terrorist nga SHBA në vitin 2018, është zëvendëskomandanti i atij grupi ekstremist, u tha nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Ai gjithashtu thuhet se është i lidhur me disa degë të Al Kaedës. Al Shabaab ka zhvilluar një kryengritje të dhunshme kundër qeverisë së Somalisë për më shumë se 15 vjet.

E dëbuar nga qytetet e mëdha në vitin 2011, organizata është ende e pranishme në zona të mëdha rurale, kryesisht në qendër dhe në jug të vendit. Organizon vazhdimisht sulme ndaj forcave të sigurisë, politikanëve dhe civilëve.

Presidenti somalez Hassan Sheikh Mohamud mori detyrën në maj të vitit të kaluar duke u zotuar për një luftë të gjithanshme kundër militantëve, të cilët kanë kryer gjithashtu sulme vdekjeprurëse në vendet fqinje, përfshirë Kenia.

“Grupi terrorist vazhdon të komplotojë, planifikojë akte terrorizmi kundër Shteteve të Bashkuara, interesave amerikane dhe partnerëve të huaj”, u tha nga Departamenti i Shtetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat