Kush janë nënë e bijë nga Çikago, u liruan si pengje nga Hamasi

Bota

Kush janë nënë e bijë nga Çikago, u liruan si pengje nga Hamasi

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 21:32
Judith Tai Raanan dhe Natali Raanan.

Hamasi ka liruar shtetaset amerikane, Judith Tai Raanan dhe vajzën e saj 17-vjeçare Natali Raanan.

Ato u rrëmbyen gjatë sulmit fillestar kundër Izraelit gati dy javë më parë, sipas Zyrës së Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Nënë e bijë u dorëzuan në kufi përpara se të shkonin në një bazë ushtarake izraelite për t’u ribashkuar me familjen, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.

Ato janë aktualisht nën kujdesin e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat