Nxënësi brazilian u fut me revole në shkollë, filloi të shtie mbi nxënësit – e qëlloi me plumb në kokë një vajzë

Bota

Nxënësi brazilian u fut me revole në shkollë, filloi të shtie mbi nxënësit – e qëlloi me plumb në kokë një vajzë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 17:25
Nxënësja 17-vjeçe, Giovanna Bezerra

Nxënësja 17-vjeçe, Giovanna Bezerra, është qëlluar në pjesën e pasme të kokës brenda një shkolle në Brazil, kurse një djalë nga klasa e saj që e vrau u fut më pas në një klasë plot me nxënës dhe filloi të shtie mbi nxënësit e tjerë.

Daily Mail raporton se ky tmerr ka ndodhur në shkollën e mesme publike Sapopemba në Sao Paolo, dy javë pasi nxënësi që kreu krimin në Diskord paralajmëroi se po përgatitet për sulmin.

Punonjësi i shkollës ka arritur ta çarmatose dhe ta dërgojë në zyrën e drejtorisë nga ku kanë pritur policinë.

Raportohet se në sulmin në klasë janë qëlluar nga dy herë Emily Silva, 15-vjeçe dhe Fernanda Rebeiro e po të njëjtës moshë, që u dërguan me urgjencë me autoambulancë në spital, por pa ndonjë sukses.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë sesi Bezera po zbriste shkallëve, kur sulmuesi iu afrua dhe e qëlloi në kokë nga afërsia. Pas kësaj ajo u rrëzua në shkallë, ku më vonë e gjeti një punonjës i shkollës.

Sulmuesi me maskë në fytyrë u fut më pas në një klasë dhe filloi të shtie, duke e goditur një vajzë në fytyrë. Ai lëvizte nëpër klasë derisa nxënësit po iknin në të gjitha anët.

Vrasësi e kurseu nga vdekja një djalë që i ngriti duart lart. E njësia për parandalim të sulmeve u fut në ora 7:30 të mëngjesit, gjysma ore pas sulmit, duke arrestuar sulmuesin që i gjeti revolen e regjistruar në emrin e babait.

Autoritetet e sigurisë akoma janë në kërkim të nxënësit që besohet të jetë edhe ai i përfshirë në sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat