Gjermania dislokon 1000 ushtarë në Qipro dhe Lindjen e Mesme

Bota

Gjermania dislokon 1000 ushtarë në Qipro dhe Lindjen e Mesme

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Ushtria gjermane ka vendosur më shumë se 1000 anëtarë të saj në Qipro dhe shtetet e Lindjes së Mesme si masë paraprake, në rast se është e nevojshme të kryhen operacione për largimin e shpejtë të qytetarëve gjermanë nga shtetet në rajon, nëse tensioni për shkak të Izraelit.

Në shumicën e tyre, këta ushtarakë ndodhen në Qipro, në gjendje gatishmërie, pasi Berlini pranon se është e pamundur të bëhen parashikime të sigurta për zhvillimin e situatës.

Shqetësimet janë shprehur për rrezikun që kjo luftë, e cila shpërtheu tre javë më parë, mund të çojë në një përhapje më të gjerë në rajon, duke përfshirë Libanin dhe madje edhe Iranin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat