Tubim masiv pro Palestinës në Stamboll, Erdogan: Izraeli është një pushtues

Bota

Tubim masiv pro Palestinës në Stamboll, Erdogan: Izraeli është një pushtues

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 17:49
Presidenti turk, Erdogan

Presidenti turk, Erdogan, mori pjesë këtë të shtunë në një tubim masiv pro-palestinez në Stamboll. Në fjalën e tij ai përsëriti pretendimet se Izraeli ishte një pushtues i Palestinës dhe bëri sërish komente rreth statusit terrorist të Hamasit.

“Unë e ritheksoj se Hamasi nuk është një organizatë terroriste. Izraeli u ofendua shumë nga kjo… Izraeli është një pushtues,” tha ai.

“Turqia nuk të ka asnjë borxh ty”, tha Erdogan duke iu drejtuar Izraelit.

Sipas vlerësimeve, në tubim morën pjesë qindra mijëra njerëz.

Ndërkohë që më herët këtë të shtunë Erdogan, i bëri thirrje Izraelit që “menjëherë të ndalë këtë çmenduri” dhe t’i japë fund sulmeve në Gazë.

“Bombardimet izraelite në Gazë u intensifikuan mbrëmë dhe sërish shënjestruan gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm, duke përkeqësuar krizën humanitare”, shkroi Erdogan në X, që më herët njihej si Twitter.

“Izraeli duhet që menjëherë të ndalë këtë çmenduri dhe sulmet e tij”, nënvizoi Erdogan.

Izraeli është zotuar për pushtim të mundshëm tokësor të Gazës pasi militantët e Hamasit më 7 tetor kryen sulme në jug të Izraelit duke vrarë mbi 1.400 persona dhe duke marrë mbi 200 pengje.

Mbi 7.300 palestinezë janë vrarë në Gazë gjatë sulmeve hakmarrëse të Izraelit, përfshirë edhe afër 3.000 fëmijë, sipas autoriteteve në Gazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat