10 kamionë me ndihma kalojnë nga Egjipti në Gaza përmes pikëkalimit kyç kufitar

Bota

10 kamionë me ndihma kalojnë nga Egjipti në Gaza përmes pikëkalimit kyç kufitar

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Dhjetë kamionë me ndihma kaluan procedurat e inspektimit në pikën kufitare Rafah, ndërsa u pritën nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze në anën e Gazës.

“Sot morëm 10 kamionë nga vëllezërit tanë në Gjysmëhënën e Kuqe Egjiptiane përmes kalimit Rafah, me furnizime ushqimore dhe nevoja mjekësore.

Numri i përgjithshëm i kamionëve të pranuar deri më tani ka arritur në 94, ndërsa karburantet nuk janë lejuar ende të hyjnë”,njoftoi Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.

Ushtria izraelite tha të dielën se pret që më shumë kamionë me ndihma të fillojnë të hyjnë në Gaza së shpejti, raporton CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat