Zelensky anulon vizitën në Izrael për shkak të rrjedhjes së planeve

Bota

Zelensky anulon vizitën në Izrael për shkak të rrjedhjes së planeve

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 09:40
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky anuloi një vizitë të planifikuar në Izrael sot pasi lajmet për udhëtimin e tij u publikuan në mediat izraelite gjatë fundjavës, sipas raportimeve, shkruan The Independen.

Gazeta izraelite ‘The Times of Israel’ citoi burime diplomatike të thoshin se presidenti ukrainas do të vizitonte vendin, por ende nuk ishte caktuar një datë, transmeton KosovaPress.

“Nëse presidenti Zelensky vjen, ai do të mirëpritet krahëhapur”, u raportua të ketë thënë një zyrtar izraelit.

Një diplomat ukrainas i tha më parë ‘The Times’ se Zelensky ishte "shumë i zhgënjyer" nga rrjedhja e informacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat