Guterres thotë se OKB-ja është përfshirë në bisedimet për pengjet

Bota

Guterres thotë se OKB-ja është përfshirë në bisedimet për pengjet

Nga: A.SH Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 17:47
Antonio Guterres

Më shumë tani nga shefi i OKB-së Antonio Guterres, i cili ka thënë se OKB-ja është e përfshirë në bisedimet që synojnë të sigurojnë lirimin e më shumë se 200 pengjeve të marra kur Hamasi nisi sulmin e tij ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës muajin e kaluar, përcjell Bota sot.

“Ne kemi detyrimin të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar lirimin e pengjeve”, tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Ne nuk kemi asnjë ndikim mbi Hamasin për këtë, por ka disa vende që kanë kapacitet të ndikimit”. tha ai, duke shtuar se Katari ka qenë "jashtëzakonisht pozitiv" dhe OKB-ja ka qenë në kontakt të ngushtë me të.

"Egjipti ka qenë shumë aktiv. Të tjerët po bëjnë më të mirën. Ne jemi gjithashtu në kontakt me autoritetet izraelite," tha ai.

"Është absolutisht thelbësore që të gjithë pengjet të lirohen menjëherë dhe pa kushte," shtoi ai.

Ndërkohë, Guterres tha se "nuk e ndihmon Izraelin në raport me opinionin publik global" për të parë "imazhin e tmerrshëm të përditshëm të nevojave dramatike humanitare të popullit palestinez".

Ai tha se 630 kamionë ndihma kanë kaluar në Gaza gjatë 18 ditëve të fundit - krahasuar me 500 në ditë para luftës - dhe "negociatat intensive" janë duke vazhduar për të siguruar dërgesa efektive të ndihmës, por deri më tani ndihma ka qenë "shumë pak, shumë vonë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat