Macron i kërkon Izraelit të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza

Bota

Macron i kërkon Izraelit të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 23:41
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi Izraelit të ndalojë "vrasjen e foshnjave dhe grave" në Gaza, transmeton Anadolu.

Është e rëndësishme për sigurinë e Izraelit të "pranojë se të gjitha jetët kanë rëndësi", tha Macron në një intervistë për BBC në pallatin presidencial Elysee në Paris.

Ai thase shpreson që liderët e tjerë do t'i bashkoheshin kërkesës së tij për një armëpushim.

"De fakto, sot bombardohen civilët. Këto foshnja, këto zonja, këta të moshuar, bombardohen dhe vriten. Pra, nuk ka asnjë arsye për këtë dhe nuk ka legjitimitet. Kështu që ne i bëjmë thirrje Izraelit të ndalojë", tha ai.

Megjithatë, sipas BBC-së, Macron mbështeti të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe refuzoi të komentojë nëse Izraeli shkel ligjet ndërkombëtare.

Izraeli ka vazhduar me sulmet e tij të pandërprera ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, duke përfshirë spitalet, rezidencat dhe vendet e adhurimit, që nga sulmi ndërkufitar i grupit të rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

Të paktën 11.078 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 4.506 fëmijë dhe 3.027 gra.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjeve masive, furnizimet bazë po mbarojnë për 2,3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat