Rrahje masive mes arabëve dhe izraelitëve në Australi

Bota

Rrahje masive mes arabëve dhe izraelitëve në Australi

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 13:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Izraelitët po sulmohen fizikisht gjithnjë e më shumë në vende të ndryshme të botës.

Sulmet ndaj hebrenjve kanë filluar pas nisjes së një ofensive të Izraelit ndaj militantëve të Hamasit, ku këta të fundit nisën një sulm më 7 tetor në territoret izraelite.

Së fundi, qindra protestues arabë anti-izraelit udhëtuan në një lagje hebreje në Melburn, Australi.

Synimi i tyre duket se ishte frikësimi i hebrenjve vendas, por protesta degradoi në një rrahje masive mes palëve.

Mediat australiane raportuan se shkaku i situatës, një sinagogë u evakua pasi protestuesit filluan të mblidheshin jashtë saj.

Ndryshe, protesta kundër hebrenjve ka pasur anembanë botës tash e disa javë, ku po kërkohet ndalja e luftës në Rripin e Gazës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat