Presidenti indonezian bën thirrje për armëpushim përpara takimit me Biden

Bota

Presidenti indonezian bën thirrje për armëpushim përpara takimit me Biden

Nga: M.H. Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 06:16
Joko Widodo

Presidenti i Indonezisë, shtëpia e popullsisë më të madhe myslimane në botë, bëri thirrje për një armëpushim përpara takimit me Presidentin e SHBA Joe Biden në Uashington të hënën.

Një armëpushim duhet të zbatohet së shpejti, ne gjithashtu duhet të përshpejtojmë dhe rrisim sasinë e ndihmës humanitare dhe duhet të fillojmë negociatat e paqes”, tha Presidenti Joko Widodo në një video të regjistruar pasi ai mori pjesë në një Organizatë të Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Riad, shkruan The Guardian, përcjell “Bota sot”.

Ai tha se bota dukej "e pafuqishme" përballë vuajtjeve të palestinezëve.

Samiti i jashtëzakonshëm i përbashkët islamik-arab i kërkoi gjithashtu Gjykatës Penale Ndërkombëtare të hetojë "krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që Izraeli po kryen" në territoret palestineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat