Zelenskyy thotë se sulmet ruse po shtohen rreth Donetsk, Kupiansk dhe Avdiivka

Bota

Zelenskyy thotë se sulmet ruse po shtohen rreth Donetsk, Kupiansk dhe Avdiivka

Nga: M.H. Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 13:15
Volodymyr Zelenskyy

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se Rusia po shton sulmet e saj në të gjithë vijën e frontit, raporton AFP, përcjell “Bota sot”.

Asnjëra palë nuk ka bërë ndonjë përfitim të rëndësishëm territorial për muaj të tërë, por si Zelenskiy ashtu edhe Kremlini e kanë mohuar se konflikti ka arritur në ngërç.

Ushtria raportoi një rritje të numrit të sulmeve të armikut,” shkroi Zelenskiy në Telegram të martën, duke thënë se forcat ruse po sulmonin rreth Donetsk, Kupiansk dhe Avdiivka.

“Armiku vazhdon të hakmerret ndaj Khersonit të lirë, duke bombarduar qendrën e qytetit pa ndonjë nevojë ushtarake”, shtoi ai.

Zelenskiy ka thënë se Rusia ka të ngjarë të rrisë sulmet ajrore kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës para dimrit, siç bëri vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat