Rusia rrit përdorimin e dronëve kamikazë, thotë zyrtari ushtarak ukrainas

Bota

Rusia rrit përdorimin e dronëve kamikazë, thotë zyrtari ushtarak ukrainas

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas ka thënë se trupat ruse kanë vazhduar përpjekjet e njëkohshme të sulmit në disa drejtime në lindje të vendit dhe po rrisin përdorimin e dronëve kamikazë.

Kreu i forcave tokësore të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskyi, tha se Rusia, pavarësisht humbjeve të mëdha, ka sulmuar pozicionet ukrainase pranë Kupiansk.

“Përveç kësaj, armiku ka rritur përdorimin e dronëve kamikazë”, tha ai në “Telegram”, raporton Guardian.

“Në veri dhe në jug të Bakhmutit, trupat ruse po përpiqen të marrin iniciativën duke kryer kundërsulme. Megjithatë, mbrojtësit tanë thyejnë të gjitha planet dhe përpjekjet e pushtuesve për të kapur tokën tonë”, shtoi Syrskyi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat