Ministri ukrainas i Mbrojtjes për masakrën e ushtarëve të tij: Ata u paralajmëruan

Bota

Ministri ukrainas i Mbrojtjes për masakrën e ushtarëve të tij: Ata u paralajmëruan

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 21:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov ka folur për rezultatet e hetimit të sulmit raketor rus ku gjatë 3 nëntorit humbën jetën të paktën 19 ushtarë të Brigadës së 128-të të ushtrisë ukrainase në rajonin e Zaporizhzhia, shkruan Ukrainska Pravda.

“Kryeinspektorati i Ministrisë së Mbrojtjes më raportoi rezultatet e hetimeve për rrethanat e sulmit me raketa në Brigadën 128. Tani e dimë se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur gjithçka minutë pas minute. Duhet të dimë se çfarë ka çuar në tragjedinë dhe si mund të kishte ndodhur”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

“Po, ata me të vërtetë mblodhën ushtarët në oborr për t’u dhënë atyre çmime. Të gjitha rregullat e kamuflazhit u injoruan. Aty ishin parkuar më shumë se dhjetë vetura. Në atë kohë ishte një dron zbulues rus në qiell. Ai u zbulua, gjithë zonës i është dhënë paralajmërimi për rrezikun ajror”, shtoi ai.

“Ushtarët u lajmëruan në sektorin ku vepronte droni armik. Sapo u zbulua lëshimi i raketës u dërgua sinjali përkatës. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nuk u mor asnjë masë sigurie. Hetimi për këtë rast është duke vazhduar. Konkretisht , është duke u zhvilluar nga Byroja Shtetërore e Hetimit. Të gjithë përgjegjësit e kësaj tragjedie do të dënohen sipas ligjit”, ka thënë ai.

Umerov pretendon se ai urdhëroi Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, të kontrollonte zbatimin e protokolleve të sigurisë në të gjitha njësitë.

“U bëj thirrje të gjithë komandantëve përgjegjës për sigurinë e ushtarëve: neglizhimi i masave themelore të sigurisë është i papranueshëm”, tha ai.

Më herët, mediat ukrainase dhe ruse raportuan se Rusia sulmoi një grup ushtarësh të Brigadës 128 në një fshat të vijës së parë në rajonin e Zaporizhzhia më 3 nëntor në orën 10:00.

Më pas u njoftua se mund të jenë  vrarë më shumë se 20 ushtarë. Ushtarët thuhet se u mblodhën në një vend për një ceremoni çmimi për nder të Ditës së Forcave Raketore dhe Artilerisë ukrainase. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat