Kryeministrja estoneze mund të bëhet shefja e ardhshme e NATO-s

Bota

Kryeministrja estoneze mund të bëhet shefja e ardhshme e NATO-s

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 23:39
Foto nga takimi

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas tha sot se ajo është e interesuar të marrë postin e lartë në NATO pasi aleanca e epokës së Luftës së Ftohtë vazhdon të ndihmojë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë dhe të zhvillojë strategji të përbashkëta kundër Kinës, Inteligjencës Artificiale dhe kërcënimeve të tjera në zhvillim.

Duke folur në Samitin e Mbrojtjes, organizuar nga Politico, Kallas tha se do të dëshironte të ishte ndër kandidatët për të pasuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Vizita e saj në Uashington vjen pasi ka një shqetësim në rritje në Evropë, veçanërisht në mesin e udhëheqësve të vendeve baltike dhe të Evropës Lindore se mbështetja e SHBA-së për përpjekjet luftarake të Ukrainës po bëhet gjithnjë e më e pasigurt.

Kallas beson se Ukraina përfundimisht do të ketë sukses në zmbrapsjen e pushtimit rus, pavarësisht shqetësimit në rritje në të dy anët e Atlantikut se Ukraina dhe Rusia po i afrohen një ngërçi në fushën e betejës.

Ajo hodhi poshtë pretendimet se konflikti është në ngërç, duke thënë se analiza të tilla të situatës në fushën e betejës u shërbejnë interesave ruse.

“Funksionon në favor të tyre, të mos biem në atë kurth”, tha Kallas dhe theksoi se ndihma e Amerikës është vendimtare për mbrojtjen e Ukrainës.

Ndryshe, Kallas është kryeministre estoneze që nga viti 2021 dhe është gruaja e parë që shërben në këtë rol. Udhëheqëse e Partisë Reformuese që nga viti 2018, ajo ishte deputete (Riigikogu) në vitet 2011–2014 dhe 2019–2021. Kallas ishte anëtare e Parlamentit Evropian në vitet 2014–2018, duke përfaqësuar Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën. Para zgjedhjes së saj në Riigikogu, ajo ishte një avokate e specializuar të ligjeve evropiane të konkurrencës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat