Tre sulme në bazat ushtarake amerikane në Irak dhe Siri – lëndohet një ushtar i SHBA-së

Bota

Tre sulme në bazat ushtarake amerikane në Irak dhe Siri – lëndohet një ushtar i SHBA-së

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Tre sulmet janë kryer në bazat ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Irak dhe Siri, kanë thënë dy zyrtarë amerikanë.

Aksionet janë kryer nga militantët duke shfrytëzuar dronët sulmues, shtuan ata.

Një ushtar është plagosur, konfirmuan zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti për AP.

Zyrtarët nuk kanë specifikuar se kush ishte pas sulmit, por ato janë kryer pothuajse çdo ditë që nga 17 tetori – dita kur një shpërthim në një spital në Gazë vrau qindra njerëz dhe shkaktoi protesta në të gjithë rajonin.

Shtetet e Bashkuara, aleate e Izraelit, kanë paralajmëruar herë pas here grupet që të ndalojnë dhe të evitojnë përshkallëzimin e luftës mes Izraelit dhe Hamas në një konflikt më të gjerë, raporton skynews.

Tre sulmet e tjera në bazat ushtarake amerikane sjellin numrin total të sulmeve në bazat amerikane dhe të koalicionit në të paktën 60 që nga 17 tetori.

Të paktën 59 anëtarë të shërbimit ushtarakë janë plagosur, por Pentagoni ka thënë se të gjitha kanë qenë plagë të lehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat