Lavrov: Lufta kundër terrorizmit nuk duhet të shkelë ligjin humanitar

Bota

Lavrov: Lufta kundër terrorizmit nuk duhet të shkelë ligjin humanitar

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 15:06
Sergei Lavrov

Rusia nuk e mbështet terrorizmin në asnjë formë, por nuk beson se lufta kundër tij duhet të shkelë ligjin humanitar.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, duke komentuar konfliktin Izrael-Palestinë, shkruan Tass.

“Dëshiroj të ritheksoj se ne dënojmë çdo formë të terrorizmit, por kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit, është e nevojshme të përdoren metoda që as sugjerojnë dënim kolektiv dhe as nuk bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare humanitare, ose më saktë, të themi sinqerisht, e shkelin atë në mënyrë flagrante,” vuri në dukje diplomati i lartë rus në një takim me homologët e tij nga një numër vendesh anëtare të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat