​Italia mirëpret marrëveshjen e pengjeve Izrael-Hamas

Bota

​Italia mirëpret marrëveshjen e pengjeve Izrael-Hamas

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 17:40
Foto nga takimi

Italia mirëpret marrëveshjen midis Izraelit dhe Hamasit për lirimin e 50 pengjeve civilë në Gaza në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe një armëpushim katërditor, tha të mërkurën zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

“Qeveria mirëpret marrëveshjen për lirimin e 50 pengjeve që pas shtatë javësh të gjata do të mund të përqafojnë sërish të dashurit e tyre”, shkruan Tajani në X.

"Tani është e nevojshme të sigurohet që pauza në luftime të përdoret për të ofruar ndihma humanitare për civilët" në Rripin e Gazës, shtoi Tajani.

Kryeministrja Giorgia Meloni, mirëpriti "me lehtësim të madh marrëveshjen për të siguruar lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit të përgjakshëm kundër Izraelit më 7 tetor".

Është, tha ajo, një marrëveshje "që do të lejojë gjithashtu një pauzë humanitare shumë të nevojshme në Gaza". Meloni tha se Italia do të "vazhdojë të punojë për lirimin e të gjithë pengjeve dhe për një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme".

“Sot mendimet tona janë me familjet që më në fund do të jenë në gjendje të ripërqafojnë të dashurit e tyre”, përfundoi ajo. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat