Blinken sot në Bruksel, temë edhe Ballkani Perëndimor

Bota

Blinken sot në Bruksel, temë edhe Ballkani Perëndimor

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 10:34
Antony J. Blinken

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të takohen nga sot, më 27 deri më 29 nëntor në Bruksel dhe në qendër të takimit do të jetë agresioni rus në Ukrainë dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se sekretari Antony J. Blinken do të marrë pjesë në takim, përfshirë takimin e parë të ministrave të Jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë, raporton “Zëri i Amerikës”.

NATO-ja vazhdon të mbështes Ukrainën e cila shpreson që një ditë të anëtarësohet në aleancën ushtarake perëndimore, zgjerimi i së cilës kundërshtohet nga Moska, e cila nuk i sheh me sy të mirë as aspiratat e vendeve të Ballkanit për integrimet euroatlantike.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili gjatë javës vizitoi disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, tha se aleanca po shqyrton një shtim të përhershëm të pranisë së saj ushtarake në rajon, për të mbajtur tensionet nën kontroll. Trupa shtesë u vendosën në Kosovë pas një përleshjeje të armatosur ndërmjet policisë së Kosovës dhe një grupi serbësh të armatosur në veri të vendit me 24 shtator, raporton “Zëri i Amerikës”.

“Tani ne po shqyrtojmë nëse duhet të kemi shtim të përhershëm për t’u siguruar që kjo të mos dalë jashtë kontrollit dhe të krijojë ndonjë dhunë në Kosovë, apo në rajonin e gjerë”, ka thënë javën e kaluar, në Prishtinë, sekretari Stoltenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat