Raportohet se një amerikan u gjet i vdekur në një qendër emigrimi në Rusi

Bota

Raportohet se një amerikan u gjet i vdekur në një qendër emigrimi në Rusi

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Një shtetas amerikan është gjetur i vdekur në një qendër të emigrimit në rajonin Krasnodar në Rusi, raportoi gazeta ruse “Kommersant” më 4 dhjetor.

Ernest Harry Mitchel, 56 vjeç, ishte urdhëruar të mbahej në këtë qendër, pasi një gjykatë ruse vendosi se ai i kishte shkelur rregullat, sepse kishte sigurim të pavlefshëm mjekësor dhe “para të gatshme të padeklaruara” kur kishte tentuar të futej në rajonin e ndarë të Gjeorgjisë, Abkhazia, nga Rusia, sipas “Kommersant”.

Gjykata e gjobiti Michellin me 32 dollarë dhe e urdhëroi dëbimin e tij.

Michelli nuk e kishte pasur ndër mend të ankohej ndaj vendimit të gjykatës.

“Kommersant” raportoi se trupi i tij u gjet në godinën e qendrës dhe se, sipas një raporti fillestar, “vetëvrasja ishte shkaktari i vdekjes së tij”./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat