Rivalit të mundshëm të Putinit i zgjatet paraburgimi

Bota

Rivalit të mundshëm të Putinit i zgjatet paraburgimi

Nga: A.SH Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 14:31
Vladimir Putin

Nacionalistit rus Igor Girkin, i cili kishte thënë se donte të sfidonte Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale në mars, iu zgjat sot paraburgimi për gjashtë muaj, përcjell Bota sot.

Girkin akuzohet për "thirrje publike për të kryer veprimtari ekstremiste".

Në korrik, agjentët e FSB-së (shërbimi rus i sigurisë) erdhën në shtëpinë e tij dhe e shoqëruan atë "në një drejtim të panjohur", tha gruaja e tij Miroslava, sipas llogarisë Telegram të Girkin.

Girkin ka qenë një bloger dhe komentues i njohur i luftës në platformë.

Edhe pse ai e mbështet luftën, ai ka qenë kritik për mënyrën se si është trajtuar pushtimi - madje duke thënë se Rusia "nuk mund t'i mbijetojë gjashtë viteve të tjera" të sundimit të Vladimir Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat