Koalicion ndërkombëtar për riatdhesimin e fëmijëve ukrainas nga Rusia

Bota

Koalicion ndërkombëtar për riatdhesimin e fëmijëve ukrainas nga Rusia

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Sesioni informues i Koalicionit Ndërkombëtar për Riatdhesimin e fëmijëve ukrainas ka filluar të premten në Kiev.

Sipas të dhënave zyrtare të Ukrainës, mbi 19 fëmijë janë dërguar ilegalisht në Rusi që nga fillimi i luftës.

Për ndërprerjen e lidhjeve midis fëmijëve dhe vendlindjes së tyre, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e akuzoi drejtpërdrejt Rusinë.

Ai gjithashtu theksoi se fëmijët po birësohen pa dëshirën e tyre dhe në mënyrë të paligjshme nga rusët, raporton euronews.

Por, sipas Komisionierit të Parlamentit të Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Dymtro Lubinets, për identifikimin më të lehtë të fëmijëve ukrainas që gjenden në Rusi nevojitet një mekanizëm gjithëpërfshirës.

Ky proces kërkon mbështetje financiare dhe ndihmë pas rikthimit të tyre në Ukrainë. Deri më tash vetëm 387 fëmijë janë riatdhesuar me sukses.

Koalicioni Ndërkombëtar për Riatdhesim u zotua se do të bëjë çdo përpjekje të mundshme për rikthimin e të gjithë fëmijëve ukrainas në tokat e veta.

Ndryshe, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe komisioneren ruse për të Drejtat e Fëmijëve, Mariya Lvova-Belova, të cilët përfshihen në dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat