Moldavia mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa pjesën e aneksuar nga Rusia

Bota

Moldavia mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa pjesën e aneksuar nga Rusia

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Moldavia mund të jetë në gjendje të bashkohet me Bashkimin Evropian pa rajonin e kontestuar të Tranistrisë.

Kështu ka thënë ambasadori i BE në Moldavi, Janis Mazeiks, i cili ka dhënë disa detaje të reja, raporton skynews.

Duke folur në kanalin NordNews, Mazeiks raportohet të ketë thënë se “ne nuk do ta shihnim të drejtë nëse [Moldavia] merret peng nga zgjidhja e këtij problemi mjaft kompleks”.

Ndryshe, Transnistria është një rajon i shkëputur në lindje të Moldavisë, i cili mbështetet politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht nga Moska.

As Moldavia dhe as komuniteti më i gjerë ndërkombëtar nuk e njohin pavarësinë e saj.

Ndryshe, rreth 1500 janë paqeruajtës rusë të stacionuar në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat