Turqia pret “hapa të fortë” nga SHBA për blerjen e aeroplanëve F-16

Bota

Turqia pret “hapa të fortë” nga SHBA për blerjen e aeroplanëve F-16

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Turqia pret "hapa pozitivë dhe të fortë" nga SHBA për blerjen dhe modernizimin e avionëve luftarakë F-16, tha të shtunën ministri i Mbrojtjes kombëtare i Turqisë.

“Takimet teknike me SHBA-në kanë përfunduar. Ne presim që procesi të fillojë me hapa pozitivë dhe konkretë sa më shpejt të jetë e mundur”, u tha Yasar Guler gazetarëve në kryeqytetin Ankara në një takim vlerësimi të fundvitit.

Në një proces të stërzgjatur, Turqia ka kërkuar të blejë nga SHBA një numër të avionëve luftarakë të gjeneratës së fundit F-16, si dhe komplete modernizimi për F-16 që tashmë ka.

Guler shtoi se që nga 1 janari, janë neutralizuar gjithsej 2084 terroristë, përfshirë ata në veri të Sirisë dhe Irakut pranë kufirit turk. Autoritetet turke përdorin termin "neutralizim" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan ose u vranë ose kapën.

Ai shtoi se që nga fillimi i vitit, rreth 200.000 njerëz janë penguar të kalojnë ilegalisht kufijtë turk, ndërsa mbi 13.000 emigrantë të parregullt dhe 590 terroristë janë kapur.

Ndryshe, presidenti Recep Tayyip Erdogan ka sugjeruar që SHBA të ndërmarrë hapa për F-16, ndërsa Turqia merr hapa për ofertën e Suedisë për anëtarësim në NATO, ndoshta para fundit të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat