Peshkaqeni sulmon për vdekje një adoleshent në bregun jugor të Australisë

Bota

Peshkaqeni sulmon për vdekje një adoleshent në bregun jugor të Australisë

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Një adoleshent është sulmuar dhe vrarë nga një peshkaqen në brigjet e Australisë Jugore, njoftoi këtë të mërkurë policia.

Një trup u tërhoq nga uji pas sulmit pranë plazhit Ethel në Parkun Kombëtar Innes në Gadishullin Yorke, njoftoi policia e shtetit të Australisë Jugore.

Sipas banorit lokal Marty Goody, i cili ka bërë sërf në zonë prej dekadash, ka mundësi që adoleshenti të ishte rreth 30 deri në 40 metra larg bregut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat