Rusët që ikën nga vendi u cilësuan si 'mëkatarë'

Bota

Rusët që ikën nga vendi u cilësuan si 'mëkatarë'

Nga: A.SH Më: 8 janar 2024 Në ora: 16:27
Vladimir Putin

Qytetarët rusë që u larguan nga vendi pas pushtimit të Ukrainës dhe që atëherë janë kthyer mund të konsiderohen si "mëkatarë" që janë penduar, tha kreu i Kishës Ortodokse të Rusisë, përcjell Bota sot.

Patriarku Kirill tha se Moska nuk mund t'i refuzojë njerëzit që "e kuptojnë se kanë bërë një gabim", shtoi ai.

Gjatë një interviste me kreun e agjencisë së lajmeve TASS, Patriarku Kirill iu referua historisë biblike të djalit plangprishës, tha Instituti për Studimin e Luftës.

Tregon historinë e një burri që i kërkon të atit trashëgiminë e tij, shkon dhe e shpërdoron atë dhe detyrohet të kthehet në shtëpi.

Patriarku Kirill tha se nuk është e nevojshme të refuzohen "mëkatarët nëse pendohen".

Gjatë një fjalimi shtatorin e kaluar, Vladimir Putin tha se rusët që ktheheshin nga jashtë ishin "shumë të mirë" dhe "shumë të rëndësishëm".

Megjithatë, kryetari i Dumës së Shtetit Rus, Vyacheslav Volodin, kërcënoi publikisht rusët e kthyer në tetor dhe nëntor, duke kundërshtuar hapur linjën e Kremlinit.

ISW, një institut me bazë në SHBA, tha se komenti i Patriarkut Kirill është "më shumë në përputhje me pozicionin e Kremlinit".

Kjo tregon se Moska mund të jetë duke krijuar një narrativë për kthimin e qytetarëve përpara zgjedhjeve presidenciale në mars, shtoi ISW.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat