15 persona kanë humbur jetën si pasojë e trazirave të dhunshme në Papua Guinea e Re, ndërsa kryeministri i vendit, James Marape u zotua t’i japë fund tiranisë.
Incidentet shpërthyen në kryeqytetin, Port Moresby, të mërkurën mbrëma pasi oficerët e ushtrisë, policisë dhe burgut demonstruan kundër qeverisë për shkurtimin e pagave, që autoritetet ia atribuuan një problemi “teknik”.
Turma të furishme u vunë zjarrin ndërtesave dhe plaçkitën dyqanet në një natë “kaosi” që u përhap në qytetin e Leigh, 300 km në veri të kryeqytetit.
“Ky është vendi juaj po aq sa i imi, por shkelja e ligjit nuk do të lejojë arritjen e asnjë qëllimi”, tha kryeministri gjatë një konference për shtyp.
Duke iu referuar trazirave, Marape siguroi se më e keqja kishte kaluar këtë mëngjes, duke pranuar megjithatë se “situata është ende e tensionuar” në disa rrethe të Port Moresby.