Griffiths thotë se OKB-ja është dëshmitare e “skenave të tmerrshme” në Gaza

Bota

Griffiths thotë se OKB-ja është dëshmitare e “skenave të tmerrshme” në Gaza

Më: 13 janar 2024 Në ora: 11:12
Martin Griffiths

Martin Griffiths, njeriu përgjegjës për operacionet e ndihmave të OKB-së në Gaza, ka paraqitur një pamje të tmerrshme të kushteve në Rrip, duke thënë se kolegët e tij kanë qenë dëshmitarë të “skenave të tmerrit të plotë”.

“Kufomat e mbetura të shtrira në rrugë. Njerëz me shenja të dukshme të urisë ndalojnë kamionët në kërkim të çdo gjëje që mund të arrijnë për të mbijetuar”.

Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente, anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, këto ua tha të premten.

Griffiths tha se shumë njerëz nuk kishin më shtëpi ku të ktheheshin, dhe se kishte strehimore në enklavë që strehonin shumë më tepër njerëz sesa mund të përballonin.

Ai mes tjerash theksoi se ushqimi dhe uji po mbaronin dhe rreziku i urisë po rritet nga dita në ditë, raporton CNN.

Griffiths tha se sistemi shëndetësor ishte “në një gjendje kolapsi”, ku gratë nuk ishin në gjendje të lindnin të sigurta, fëmijët nuk mund të vaksinoheshin, sëmundjet infektive ishin në rritje dhe njerëzit kishin kërkuar strehim në oborret e spitaleve.

Në një kritikë të ashpër, ai tha se përpjekjet e ekipit të tij për të dërguar autokolona humanitare në veri të Gazës janë përballur me vonesa dhe mohime në mes të kushteve të pamundura, me sigurinë e punonjësve të ndihmës duke u vënë në rrezik.

“Nuk ka vend të sigurt në Gaza. Jeta dinjitoze njerëzore është pothuajse e pamundur”, u shpreh mes tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat