Shpërthen vullkani në Islandë dhe ua vë flakën shtëpive

Bota

Shpërthen vullkani në Islandë dhe ua vë flakën shtëpive

Më: 15 janar 2024 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Disa shtëpi janë kapluar nga zjarri në qytetin e Grindavikut në Islandë pas dy shpërthimeve të vullkanit që kanë ndodhur afër tij.

Vullkani ngjau në orët e hershme të së dielës duke derdhur llavën në këtë qytet të peshkimit.

Për momentin të gjithë banorët janë duke u evakuuar nga Grindaviku.

Një shpërthim kishte ngjarë edhe në dhjetor të vitit të kaluar, e që kishte shtyrë autoritetet që të krijojë barriera për ta përballuar llavën, por disa prej tyre janë prishur pas kontaktit me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat