Presidenti i zgjedhur Lai bën histori në Tajvan

Bota

Presidenti i zgjedhur Lai bën histori në Tajvan

Më: 15 janar 2024 Në ora: 15:27
Presidenti i zgjedhur Lai bën histori në Tajvan

Votuesit në Tajvan zgjodhën presidentin e tyre të ri gjatë fundjavës. Nënpresidenti Lai Ching-te thotë se do të ruajë ‘status-quon-ë’ dhe do të angazhohet për dialog me Kinën. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës Elizabeth Lee rezultatit i zgjedheve ka nxitur reagime.

Festë për fitoren historike në Tajvan.

Po shohim fitoren e Partisë Progresive Demokratike për një mandat të tretë të pashembulltë presidencial,” thotë profesori Wei-Ting Yen, Kolegji Franklin dhe Marshall.

Presidenti i ardhshëm i Tajvanit do të jetë Lai Ching-te nga Partia Progresive Demokratike.

Jam jashtëzakonisht e lumtur,” thotë një përkrahëse e PPD-së, Tiffany Lin.

“Jam i gëzuar por edhe pak i zhgënjyer,” thotë një mbështetës tjetër i PPD-së, George Chang.

Ky përkrahës është i zhgënjyer ngase Partia Progresive Demokratike ka humbur shumicën në kuvend. Presidenti i ardhshëm Lai thotë se synon të ndërtojë konsensus ndërmjet palëve. Kandidati i partisë opozitare Koumintang Hou Yu-ih, i e përmbylli fjalimin me këto fjalë:

“Duhet të jemi të bashkuar. E duam një Tajvan të bashkuar,” thotë kandidati presidencial, Hou Yu-ih.

Ndonëse disa mbështetës të partisë të kësaj partie i frikësohen luftës me Kinën, përkrahësit e PPD-së thonë se presidentja aktuale e Tajvanit ka fuqizuar mbrojtjen e ishullit gjatë katër viteve të fundit duke përforcuar lidhjet me aleatë që ndajnë të njejta qëndrime.

Shumë nga përkrahësit e PPD-së në Tajvan shpresojnë që presidenti i ri, Lai do të vazhdojë politikën për ta mbajtur Tajvanin në skenën botërore.

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit.

“Nuk e mbështesim pavarësinë,” deklaroi Presidenti Biden.

Udhëheqësit e Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve thanë në një deklaratë: “Dënojmë përpjekjet e Pekinit për të ndikuar zgjedhjet përmes dezinformimit dhe trysnisë ushtarake dhe e përgëzojmë popullin e Tajvanit për respektimin e idealeve demokratike.”

“Tajvani nuk ka nevojë të jetë sërish i pavarur. Tajvani tashmë është shtet. Kemi qeverinë tonë,” thotë përkrahësi i PPD-së Chang.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze Hua Chunying shkroi në platformën X se çështja e Tajvanit është çështje e brendshme e Kinës. Pavarësisht se çfarë ndryshimesh ndodhin në Tajvan, fakti qenësor është se ekziston një Kinë e vetme në botë dhe se Tajvani si pjesë e Kinës nuk ndryshon. Parimi “një Kinë” është shtylla kryesore e paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit.

“… Në vend të pengesave do të përdorim shkëmbimet, dialogu do të zëvendësojë përplasjet dhe me vetbesim do të kërkojmë shkëmbime dhe bashkëpunim me Kinën,” thotë Presidenti i sapozgjedhur Lai.

Por Presidenti i sapozgjedhur Lai thotë se qeveria e tij do të mbrojë Tajvanin nga kërcënimi i Kinës.

Përtej çështjes së Kinës, këto zgjedhje zbuluan edhe diçka tjetër:

“Mbajtja edhe e një palë zgjedhjeve të suksesshme demokratike dhe si e vetmja demokraci në një vend kinez, mendoj se Tajvani meriton vëmendje për këtë çështje,” thotë eksperti i qeverisjes Wei-Ting Yen.

Në maj, presidenti i zgjedhur Lai do të inagurohet si presidenti i ardhshëm i Tajvanit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat